Dash Sula: Qenkemi lodhur kot për ta bërë kryeministër Bashën, paska dashur vetëm kryetar grupi

2 September 2023, 16:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dash Sula: Qenkemi lodhur kot për ta bërë kryeministër
Dashnor Sula/ Lulzim Basha

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula  ka reaguar pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, të thirrur nga Lulzim Basha, ku u miratuan ndrryshimet në statutin e ri.

Përmes një postimi në "Facebook",  Sula shkruan me ironi se demokratët nuk erdhën dot në pushtet, pasi Basha donte të bëhej edhe kryetar i grupit parlamentar.

Reagimi i deputetit, Dashnor Sula:

“Prandaj spaska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi

Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqëndrimi i pushteteve te një individ?! Asnjëherë nuk e humb mundësinë për tu bërë qesharak sa herë që del në publik.

-Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi.

-Si ka mundësi që i vetshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.

Mbi një vit i shkëputur nga politika aktive duket se e paska shpenzuar për relaksim të thellë dhe kurrësesi për PD dhe demokratët.”-shkruan Sula.


Video