Basha ‘braktis’ Sia-n dhe zgjedh Pitbull për kolonën zanore të opozitës: Kam humbur shumë dhe kam mësuar shumë...

2 September 2023, 11:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha ‘braktis’ Sia-n dhe zgjedh Pitbull për kolonën
PitBull-Basha

Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme kolonën zanore të aksionit të tij opozitar.

Nga këngëtarja e njohur Sia me këngën “Unstoppable” që përdori për fushatën parlamentare, tashmë Basha ka hedhur sytë nga PitBull. Ai ka zgjedhur si kolonën zanore “Feel This Moment” (Përjeto këtë moment).

Disa nga vargjet e saj janë:

E shikoj të ardhmen,

por jetoj momentin

Bën sens apo jo

…

Kam humbur shumë, dhe kam mësuar shumë

jam ende i pamposhtur si Shula

…

Baby ne mund të shohim gjithë botën

dhe unë të të jam çfarë te të dojë zemra

Koha është flori

dhe unë kam kohë plot,

Ndaj si kronometër le ta ndalim kohën,

Të shijojmë këtë çast

—

Ta përjetojmë këtë çast

 


Video