FOTO/ Rama numëron jahtet që vizituan Durrësin: Vitin tjetër më shumë!

2 September 2023, 19:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ Rama numëron jahtet që vizituan Durrësin: Vitin tjetër

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një disa foto dhe shkruan se superjahtet luksoze kanë zgjedhur Durrësin për të ndalua në këto ditë të para të shtatorit.

Kreu i qeverisë ndër të tjera shkruan se sezoni turistik ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, pasi kanë ndaluar 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera.

“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit

Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që në Durrës është parë jahti i milarderit Jeff Bezos dhe po ashtu jahti i  ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe.



Video