Edi Rama ka çelur sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste duke u krenuar me arritjet e Shqipërisë në turizëm këtë sezon veror.
Rama nuk e fshehu gëzimin teksa tha se Shqipëria sot ka hyrë në një fazë të re, ku turizmi ka vërshuar në të katër anët e vendit, deri në qytete si Korça, Përmeti, Tepelena dhe Tirana.
Kreu i socialistëve tha se dy momentet më të mëdhaja të këtij sezoni janë drejtësia e re dhe turizmi i jashtëzakonshëm në vend.
Rama pritet të njoftojë më pas edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar, të cilat do ia propozojë nesër Presidentit të Republikës.
Pjesë nga fjala e Ramës në Asamblenë e PS:
Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, dy janë pohimet më të mëdha të saj, sezoni i jashtëzakonshëm turistik dhe impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë në këtë periudhë. Të kuptohemi drejt qysh në fillim, ky është vetëm një fillim i ri nga një nivel i ri, nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekade.
Sa më shumë bëjmë progres, aq më shumë rritet nevoja për dije, fuqizim politik e institucional, aftësi e shpejtësi. Kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për të qenë krenar për rrugën që po bëjmë. Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto dete, male, por nuk ishte një destinacion turistik evropian. Turistët më europianë që vinin në këtë vend ishin emigrantët shqiptarë, shqiptarët nga Tetova apo Prishtina. Në pasqyrat e shtypit botëror lajmet e mira për Shqipërinë ishin si pika uji.
Këtë vit, qysh në pranverë, nuk ka pasur javë të mos jetë shkruar për Shqipërinë turistike. Në kanalet më të mëdha televizive të Europës, u komentua plot simpati turizmi i Shqipërisë. Në Korçë kishte vetëm një hotel, në Berat nuk shkonte njeri se nuk kishte rrugë. Në Gjirokastër copë-copë o ashtu. Kjo erë e re e turizmit që fryu këtë sezon nga të katër anët, disa vite më parë as gjë imagjinohej. Unë kur flisja për Tepelenën turistike, më besonte vetëm Tërmeti. Këtë verë, poshtë te uji i ftohtë i Tepelenës apo në Nivicë shkohej vetëm me rezervim.
Tirana kryeqyteti ynë i betonizuar e i mbetur në hijen e kullave të krimit, zhurma nuk merrej frymë nga ajëri më i ndotur në botë, kryeqyteti që deri në Korrik banohej vetëm nga punonjësit e shtetit, këtë vit u pushtua rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi. Duke sjellë një lumë të ardhurash për qeradhënien masive përmes Airbnb. Nga Shkodra në Përmet e deri në Kolonjë. A jam i gëzuar, po jam shumë. Di shembuj të tjerë.