Rama jep lajmin: Statusi i investitorit strategjik do ndryshojë, e kreu misionin

4 September 2023, 17:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama jep lajmin: Statusi i investitorit strategjik do ndryshojë, e kreu
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare  të Partisë Socialiste, duke shpalosur disa pika që sipas tij do të zhvillojnë edhe më tej Shqipërinë turistike deri në vitin 2030.

Rama tha se Shqipëria duhet të bëhet një vend që tërheq edhe turistë elitarë, investime të mëdha qindra-miliona dollarëshe të huaja apo vendase duke paralajmëruar ndërtimin e resorteve të reja, këtë herë jo vetëm buzë detit por edhe në zona të tjera turistike.

Rama tha gjithashtu se do të ndryshojë statusin, të kritikuar, të investitorit strategjik, duke thënë se “e ka kryer misionin e vet”.

“Të hapim një kapitull të ri për investitorët seriozë të huaj apo vendas, edhe statusi aktual i investitorit strategjik duhet të ndryshojë. Kuadri ekzistues e ka kryer misionin e vetë në një vend ku kishte sullfaqe, bukë me djathë dhe muzikë. Shqipëria nuk është më vendi që nuk qasej asnjë mendje. Steka duhet ngritur edhe më lart.

Shqipëria 2030 duhet të zotërojë një ofertë optimale, që të tërheq jo vetëm turistë italianë i cili vjen nga Pulia se është më lirë, por edhe turistë të shtresës më të lartë. Se vetëm kështu mund ta zhvillojmë turizmin të fusim shumë më të ardhura”, u shpreh Rama.


Video