Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me peshkatarët e Durrësit ditën e sotme. Në momentin që një prej peshkatarëve po fliste, ai nuk ka ngurruar të kujtojë dhe takimin e parë që ka pasur me kryeministrin.
“Bashkë kemi bërë një pakt. Bashkë me 5-6 nga këta koleg na the po u bëra kryeministër çfarë kërkoni nga unë. Të thash personalisht, të na japësh atë port, të na bësh një kantier. Këtë duam prej teje. Ke thënë as nuk diskutohet.
Fjala e parë që mbajte është porti, se na u sulën 800 qen me na e marrë. Na the i llafe që s’ka Zot nëne dua me thënë një llaf më të pisët, “s’ka bir ku*ve” që t’ua marri portin edhe nuk e morën.
Na e dhe. Fillove veç këtyre mbështetjen edhe për anijet. Të kërkuam 1 milion euro për peshkimin na dhe 3 milion dhe atë është ndërtimi dhe rindërimi i anijeve” tha peshkatari.