"Servil, legen", PLAS mes demokratëve, Dash Sula sherr me Kreshnik Çollakun: Do ta pres fytin... (VIDEO)

10 November 2023, 10:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Servil, legen", PLAS mes demokratëve, Dash Sula sherr me
Dashnor Sula debat të ashpër me Kreshnik Çollakun

Pas kalimit online të mbledhjes në komisionin për Çështjet Evropiane, ka pasur një përplasje të ashpër me fyerje mes deputetëve demokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku.

Madje pati edhe konfrontim fizik mes tyre dhe u desh ndërhyrja e disa të pranishmëve dhe deputetit Lefter Gështenja për të ndalur përplasjen. 

Debati:

Dashnor Sula: E ke dh*!

Kreshnik Çollaku: Pusho o Dash! O dash, pusho se ta them dhe gjënë tjetër, dhe më keq. Mos hyj në këto, bëj punën tënde…Të foli njeri?

Dashnor Sula: O udhëheqësi i madh! O udhëheqësi i madh…

Kreshnik Çollaku: Mos më fol si trim or burrë se e di unë ça je, O Dash mos or burrë me mu.

(Deputeti Dashnor Sula e qëllon me dosje, ndërhyn punonjësi i Gardës)

Dashnor Sula: Ta pres fytin po ik…

Kreshnik Çollaku: Ik tashi, unë bëj kallëzim penal.

Dashnor Sula: Ça ke, hë?

Kreshnik Çollaku: O langaraq, po ik o dreq se le kokrrën e nomit! (Garda e largon deputetin)

Dashnor Sula: Servil, legen!

Kreshnik Çollaku-deputetëve të opozitës: A e pe ça bëri?

Dashnor Sula: Ti shajte, ça të bona ty mor çun?!

Kreshnik Çollaku: O legen!

Dashnor Sula: Vazhdo, vazhdo…

Kreshnik Çollaku-Gardës: Qëlloi deputetin!

Dashnor Sula: Ku të qëllova mor, ku të qëllova? O mashtrues!

Kreshnik Çollaku: Ik mor palaço!

Dashnor Sula: Ti je mashtrues.

Kreshnik Çollaku: Shko hap mesazhet e Edi Ramës ti, palaço!

Dashnor Sula: Ee belaa…

Kreshnik Çollaku: Palaço, bën si demokrat, si opozitar..

Dashnor Sula: O mashtrues, o mashtrues!

Kreshnik Çollaku: E në darkë çon mesazhe, hapi letrat të shohim ku i ke tenderat?

(Dashnor Sula qesh)

 


Video