EMRAT/ Pasuria e dy kryebashkiakëve socialistë në "sitën" e SPAK!

9 November 2023, 15:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Pasuria e dy kryebashkiakëve socialistë në
Jorgo Goro/ Rakip Suli

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur një verifikim pasuror për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, si edhe për atë në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Kjo, pas regjistrimit të procedimeve penale ndaj të dyve, të cilët ndodhen nën hetim për abuzime me tenderët në çështjet e pastrimit të qytetit.

Më 8 nëntor, Suli është paraqitur në SPAK për të dytën herë brenda pak ditësh, ai ka deklaruar se është paraqitur për të dorëzuar disa dokumente.

Dy ditë më parë ai tha se “duhet të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vet se po jep shpresë te shqiptarët”.

“Më lini të bëj detyrën time, në respekt të qytetarëve”, ka shtuar ai.

Paraqitja e tij në SPAK erdhi pasi të mërkurën e 1 nëntorit u shty për në datën 6 marrja në pyetje nga SPAK e kreut të Bashkisë së Kamzës.

Shkak për shtyrjen është mbërritja me vonesë e fletë-thirrjes nga policia te Rakip Suli.

Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli.

Nga hetimet ka rezultuar se ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit, deri tani nga 10 kallëzues janë thirrur 4 prej tyre, ndërsa 6 të tjerë do pyeten këtë javë.

Banorët e Kamzës u paraqitën të martën e kaluar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK pak javë më parë ndaj kryebashkiakut.

Në emër të banorëve të Kamzës, më 11 shtator Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli.

Duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit online, ata kërkuan ndjekje penale për të zgjedhurin socialist për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera.


Video