Serbët me flamurin "Kosova është Serbi" në Botëror, Berisha: Dënoj heshtjen e turpshme të Ramës

27 November 2022, 09:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Serbët me flamurin "Kosova është Serbi" në
Sali Berisha dhe Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me flamurin serb me hartën e Kosovë dhe mbishkrimin "Kosova është Serbi" që u shfaq në dhomat e ndeshjes së kombëtares serbe në Kupën e Botës, para ndeshjes me Brazilin, për të cilën FIFA ka nisur hetimet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e konsideron atë verpim si një shpërthim racizmi antishqiptar dhe kërkon përjashtimin e SerbisW nga Kupa e Botës "Katar 2022".

Ai më tej shton se dënon edhe heshtjen e "turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama", siç e quan ai.

Postimi i plotë:

Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama.


Video