“Seanca të shtyhet për nesër”, avokatët e Ahmetajt kërkojnë kohë për mbrojtjen

11 July 2023, 19:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Seanca të shtyhet për nesër”, avokatët e
Foto ilustruese: Ish-ministri Arben Ahmetaj

Prej gati katër orësh është duke vijuar mbledhja e Këshillit të Mandateve për heqjen ose jo të mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.

Pas prokurorëve të SPAK, të cilët kanë parashtruar kërkesën e tyre prej 11 faqesh drejtuar Këshillit, duke i kërkuar që t’i hapet rruga arrestimit të Ahmetajt, fjalën e kanë marrë avokatët mbrojtës.

Ai Ardian Visha dhe Henrik Ligori kanë kërkuar shtyrjen e seancës për ditën e nesërme. Sipas tyre, mbrojtjes i nevojitet më tepër kohë që të përgatitet për argumentet e tyre.

Sakaq, janë anëtarët e opozitës në këtë Këshill të cilët kanë insistuar që mbledhja të përfundojë sot.

Pak çaste më parë, avokatët kanë konfirmuar se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.


Video