Satelitët Albania 1 dhe 2, Peleshi: Është risi me pak kosto dhe shumë eficencë

8 Janar 2023, 11:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri sot një bilanc të punës në institucionit që drejton për vitin që sapo lamë pas.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi pohoi se ka nisur ndërtimi i Bazës Ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë.

“Nisi ndërtimi i Bazës Ajrore taktike të NATO në Kuçovë. Në vitin që sapo lamë pas, u nënshkrua kontrata e shërbimit Satelitor në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Një ngjarje tjetër me rëndësi është dhe rritja e pagave, historike doja të thoja, në masën 30%. Ushtarakët duhet të trajtohen me dinjitet.

Ky vit, rekord i projekteve të modernizimit të FA me mbështetjen e SHBA. Nisi zbatimin projekti për ngritjen dhe fuqizimin e Njësisë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike.

Po ashtu përfundoi faza e parë e projektit të komunikimit Tokë-Ajër-Tokë (GAG). Forcat e Armatosura do të ketë pjesë të saj në sistemin raketor antitank “Javelin” dhe atë kundërajror “Stinger”.

Nënshkruam marrëveshjen për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke ‘Bayraktar’. SHBA aktivizoi në Shqipëri Shtabin e Përparuar të Komandës së Forcave Speciale amerikane.”, tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka cilësuar Satelitët Albania 1 dhe 2 si risi në pak kosto dhe shumë eficencë.

Peleshi shton se imazhet satelitore do të kontribuojnë në shumë elementë.

“Është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjese e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira. Përpos imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë. Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë më shumë me më pak investim.”- tha Peleshi.

Video