Agron Duka: Igli Cara kryeson sondazhet në Durrës, PS nuk po vendos dot kë të kandidojë

7 January 2023, 09:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Agron Duka: Igli Cara kryeson sondazhet në Durrës, PS nuk po vendos
Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet se kandidati i opozitës në bashkinë e Durrësit, Igli Cara, kryeson sondazhet.

Duka tha në Çim Peka Live se PS ende nuk ka vendosur emrin e kandidatit pasi e di që Cara është me disa pikë përpara.

“Njerëzit nuk po pyesin më, por janë duke u bashkuar, jo vetëm të djathtët, por njerëz nga elektorati gri. Edhe me sondazhet e veta, me sa di unë, janë reale, Igli Cara ka diferencë shumë të madhe me një kandidat. PS nuk po vendos dot se kë do të kandidojë, sepse po i mbush mendjen asnjë. Igli është shumë më lart se gjithë të tjerët”, theksoi Duka.


Video