Rrëfimi i Nikoll Lesit: Si nisi lufta ime ndaj Fatos Nanos me një shkrim të Rudina Xhungës. Andi Bushati hyri në baltë për një lajm

6 January 2023, 09:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëfimi i Nikoll Lesit: Si nisi lufta ime ndaj Fatos Nanos me një
Nikoll Lesi dhe Fatos Nano

Botuesi Nikollë Lesi ka treguar se si nisi ‘lufta’ ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ai thotë se fillimisht nisi me një shkrim të Rudina Xhungës e më pas shkrimet u thelluan. Po ashtu ai tregoi dhe propozimit që i kishte bërë Nano në mënyrë që të mos fliste.

“Ne e nisëm me një shkrim të Rudina Xhungës si gazetare  te Koha Jonë, pastaj doli një intervistë te Top Channel e Fatos Klosit që la me kuptuar se kanë informacione se argjenturat janë në qeveri. Kërkuam dhe gjetëm një dokument dhe publikuam, aty nisi sherri.  Ka qenë Klani që publikoi mesazhet që më kishte nisur Nano. Nëse do isha interesaxhi do mbyllja gojën dhe do kisha bërë para, por nuk e bëra”- tha ai gjatë një emisioni televiziv.

Lesi, ndërsa ka folur për lirinë e shtypit tregoi rastin e analistit Andi Bushati ndërsa po bënte një lajm për një ngjarje në Mamurras. Ai tha se Bushati ishte futur në baltë dhe për këtë ai i kishte dhënë dhe shpërblim.

“Andi Bushati kur filloi te Koha Jonë, kanë shkuar për një ngjarje që ndodhi në Mamurras me një makinë, kanë hyrë në baltë me çizme dhe unë sapo e pashë i thashë financës t’i jepte shpërblim. Dhe Bushati tha më pa nga balta e jo nga shkrimi. Atëherë kishte pasion për gazetarinë.  Sot nuk ndodh, nuk ka pasion”- tha ai.


Video