Moti pa reshje, Braçe: Bujqësi pa ujë nuk ka, nuk kemi asnjë plan për vaditje nëse thatësira godet lumenjtë

5 January 2023, 17:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Moti pa reshje, Braçe: Bujqësi pa ujë nuk ka, nuk kemi
Erion Braçe

Moti deri tani nuk ka ecur në favor të bujqësisë, ku kanë munguar, reshjet kryesisht ato të deborës. Në lidhje me këtë, ka ardhur një reagim nga deputeti socialist Erion Braçe.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Braçe shprehet se deri tani, në buxhet kemi paratë për energjinë e domosdoshme në kushtet e thatësirës, por sipas tij, impakti në bujqësi është kolosal.

Braçe shton më tej se nuk ka bujqësi pa ujë dhe nuk ka asnjë plan për vaditje nëse thatësira godet lumenjtë dhe rezervuaret e mëdhenj. Ai shton më tej se ky mot po kthen në kaos ciklet e prodhimeve në fushë të hapur, po godet pemtarinë dhe gjithashtu nuk ka asnje plan për të informuar bujqit, folur me ta, orientuar bujqit e grumbulluesit, ribërë planet e eksportit dhe tregtisë.

Reagimi i plotë:

KUR DO BEHEMI GATI?
DIMRI ESHTE SHTYRE, NUK KA IKUR!
Kur do behemi gati?
1. Per motin e ngrohte e pa rreshje, debore vecnerisht, shiu gjithashtu; IMPAKTIN E MUNGUAR TE TYRE;
Deri tani ne buxhet kemi parate per energjine e domosdoshme ne kushtet e thatesires, nevojen per energji.
Por impakti ne bujqesi eshte kolosal;
Bujqesi PA UJE nuk ka dhe nuk kemi asnje plan per vaditjen nese thatesira godet lumenjte e rezervuaret e medhenj;
Bujqesi PA CIKLE nuk ka dhe ky mot po kthen ne kaos ciklet e prodhimeve ne fushe te hapur, po godet pemetarine gjithashtu dhe, nuk kemi asnje plan per te informuar bujqit, folur me ta, orientuar bujqit e grumbulluesit, ribere planet e eksportit e tregtise.
Nderkohe, DIMRI NUK ISHTE KY, nuk po mbaron, eshte shtyre ne kohe, me NAGJARJE EKSTREME, rreshje te medha si bomba debore e shiu qe shkaterrojne pa mase, infrastruktura publike e private, bujqesi e blegtori, ulin temperatura, ngrijne, bllokojne, nxjerrin jashte pune infrastruktura bazike-uje e energji, rrjete te tregtimit te ushqimeve e ilaceve, semurin dhe ne duhet te kemi plane te qarte me veprime te automatizuara qe ndihmojne njerezit, kudo dhe kurdo!
ANORMALJA QE PO NDODH, DO JETE NORMALE, E PERHERSHME SHPEJT PER SHKAK TE KLIMES QE PO NDRYSHON; NE DUHET TE NDRYSHOJME, TI PERSHTATEMI!


Video