Xhaçka: Samiti i Berlinit do mbahet në Tiranë, do hapim ambasadën shqiptare në Ukrainë

7 January 2023, 12:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Xhaçka: Samiti i Berlinit do mbahet në Tiranë, do hapim
Olta Xhaçka

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka së bashku me kryenegociatoren me BE-në, Majlinda Dhuka kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat mbi një bilanc të vitit që lamë pas mbi integrimin dhe politikat e jashtme.

Gjatë fjalës së saj, ministrja renditi disa nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2022 të politikës së jashtme dhe konfirmoi edhe një herë se Samiti i Berlinit këtë vit do mbahet në Tiranë

"2022 ka qenë një vit arritjes të paprecedente për politikën e jashtme.  Për ne sot rruga është e hapur negociatat për anëtarësim sot janë hapur. Negociatat me BE-në duhet të ishin hapur me parë. Çelja e negociatave ishte kurorëzimi i një pune të madhe. Shqipëria vlerësohet se ka bërë progres të mirë dhe ka nivel të mirë përgatitje në fushën e politikës së jashtme.

Edhe këtë vit Shqipëria kryeson Procesin e Berlinit dhe do të mirëpresë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit. Samitet në Tiranë në 2022 dhe 2023 janë shprehje e forcimit të rolit të Shqipërisë në rajon. Por dhe nisma e Ballkanit të hapur vijon t’i shërbejë stabilitetit të Rajonit." tha Xhaçka gjatë fjalës së saj.

Ndër të tjera, Xhaçka deklaroi dhe se pritet hapja e ambasadës shqiptare në Ukrainë.

Ndërsa, kryenegociatorja me Bashkimin Evropian Majlinda Dhuka u shpreh se mbajtja e samitit të BE-Ballkani Perëndimor forcoi mbështetjen për integrimin gradual të rajonit në BE bazuar mbi merita.

“Në vitin 2022 mbështetja unanime e vendeve anëtare dhe institucioneve të BE-së duke dhënë dritën jeshile për nisjen e negociatave shënoi një moment histori mbi vendin, Shqipëri ai çeli negociatat mbi bazën e meritës. Çoi para axhendën e reformave të rëndësishme të vendit. Progresi i dukshëm i Shqipërisë u konfirmuan dhe në raportin e KE-së për Shqipërinë. Struktura institucionale janë forcuar dhe Shqipëria ka bërë qartas progres, sipas raportit të KE-së. Në 2022 u mbajt në Tiranë për herë të parë samiti i BE- Ballkani Perëndimor, i cili riafirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor si një rajon me perspektive të qartë Evropiane. Mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Riafirmoi se BE mbetet partneri më i afërt i yni. Samiti forcoi mbështetjen për integrimin gradual të rajonit bazuar mbi merita. U zhvillua dhe u thellua dialogu në të gjitha nivelet”, u shpreh Dhuka.


Video