Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit: Të vijë në debat televiziv po ia mbajti

27 November 2024, 15:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit: Të vijë në
Edi Rama/ Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas lirimit nga arresti shtëpiak, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama pas lirimit, duke e ftuar në debat televiziv.

“Të vijë në debat televiziv, po ia mbajti”, tha ish-kryeministri, duke shtuar se Rama “tmerrohej nga dritarja, imagjino në fushë”.

“Ai tmerrohej nga dritarja, imagjino në fushë. S’del dot ai. Të vijë në debat televiziv, po ia mbajti. Pse e mori atë masë?

Që të më heshte dhe pastaj të mbante fjalime kushtuar dritares. Të vijë në debat, t’ia nxjerr të gjitha një nga një. Të gjitha lidhjet me krimin që ka, vjedhjet e mëdha që ka bërë, dhunimin e institucioneve”, tha Berisha.

 


Video