Sali Berisha del nga shtëpia, rikthehet pas 331 ditësh tek selia e PD (VIDEO)

27 November 2024, 13:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha del nga shtëpia, rikthehet pas 331 ditësh tek selia e PD
Sali Berisha mbërrin tek selia e PD

Pasi avokatja mbrojtëse Klodiana Gjyzari i ka komunikuar vendimin e gjykatës për ta liruar nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”, kryedemokrati Sali Berisha ka lënë ambientet e banesës së tij.

Berisha i është drejtuar selisë blu nga ku do të mbajë një konferencë për mediat.

Para selisë së Partisë Demokratike, Berisha është pritur nga mbështetës të shumtë.


Video