Protesta e opozitës duket se është drejt fundit, teksa qarkullimi për makinat është rihapur në disa prej 5 pikave ku ishin mbledhur opozitarët.
Situata duket se është çtensionuar pasi policia hodhi ujë me presion dhe gaz lotësjellës, duke detyruar protestuesit të shpërndahen te zona e sheshit Uillson.
Sekretari i PD-së, Flamur Noka, ka komentuar edhe përplasjen që pati me shefin e policisë, Sokol Bizhga.
“Këta policë duhet të luftojnë krimin, por i sjellin këtu për të luftuar qytetarët. Sepse drejtuesit e tyre janë përfaqësues së krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar. Rruga jonë është mosbindja civile.
Një bandit, që quhet Sokol Bizhga dhe që do të japë llogari një më një, m’u drejtua dhe tha nuk ke leje. Kush është ky birbo që kërkon leje. Birboja i krimit të organizuar që rri aty si mi i ngordhur do të japë llogari një më një. Ky horr, ky bandit”, u shpreh ai gjatë një prononcimi për Top News.