"Sa herë ma ke ‘pirë’ gjakun"? Rama batuta me mjeken: Te e majta, ajo dhuron

27 June 2022, 12:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Sa herë ma ke ‘pirë’ gjakun"? Rama batuta me
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama bashkë me punonjësit e Kryeministrisë kanë dhuruar gjak. Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet nga dhurimi vullnetar për fëmijët talasemikë dhe për ata pacientë të cilët kanë nevojë. 

'Sa herë ma ke pirë gjakun? Çdo herë e kemi bërë'- i thotë Rama punonjëses, e më pas vijon duke thënë se dhurimi i gjakut i bën mirë organizmit. 

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”!

Kryeministri Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë të kategorive që kanë më shumë nevojë për të.

 


Video