PS takim me shqiptarët në Britani, Gjiknuri: Të angazhuar për votën e emigrantëve

26 June 2022, 19:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS takim me shqiptarët në Britani, Gjiknuri: Të angazhuar
Gjiknuri në Britani

Sekretari i Pqërgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe dy deputetët Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi kanë zhvilluar këtë të dielë një takim me shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Gjatë këtij takimi, Gjiknuri bën me dije se i ka njohur pjesëmarrësit me ristrukturimin dhe fuqizimin e strukturave të PS brenda dhe jashtë vendit si dhe me përpjekjet që po bëhen për vënien në jetë të së drejtës së votës për emigrantët.

 “Gjatë fjalës sime pata rastin të flas për përpjekjet që po bëhen për vënien në jetë të së drejtës së ushtrimit të votës nga shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, një premtim e angazhim ky i Partisë Socialiste. I njoha ata konkretisht edhe me përpjekjet e qeverisë për të lehtësuar mekanizmat dhe nxitur investimet e tyre kapitale në Shqipëri, një fazë kjo e avancuar që shkon shumë përtej thjesht skemës së remitancave, duke i bërë të ndjehen bashkë aksioner në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndamë sëbashku bindjen se Partia Socialiste është e vetmja fuqi ndryshimi që do të bëjë të mundur ëndrrën evropiane ndërsa Shqipëria mbetet Atdheu i pazëvendësueshëm.”, thekson Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në postimin e tij në rrjete sociale. 

Të pranishëmit janë përshëndetur me një video mesazh edhe nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.



Video