Rama: Voda u dënua për një arkë peshk, pse SPAK nuk vepron për Berishën?

9 April 2022, 14:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Voda u dënua për një arkë peshk, pse SPAK nuk vepron
Në foto: Kryeministri Edi Ram, ish zv/ministrja Rovena Vodo dhe deputeti demokrat Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e Partisë Socialiste, u ndal në kritika për drejtësinë e re. Ai komentoi vendimin e gjykatës për dënimin e ish-zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda për shpërdorim detyre, me 10 muaj burg. 

Sipas tij SPAK nuk po dënon ende ata që shkaktuan shpërthimin e Gërdecit, ndërsa vuri në pranga një zyrtare për një punësim të pakryer, i cili do të shpërblehej me një arkë peshk.

"“Për të bërë detyrën ishte zgjedhur edhe kush e dogji Shqipërinë në zjarrin e piramidave e kush i hodhi në erë njerëzit pak kilometra nga sheshi kryesor i Tiranës e kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard. Drejtësia e re ende po vonon, apo po nguron. S’e di akoma këtë që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive.

Një tjetër histori në këtë mes që drejtësia e re ende po vonon apo po ngurron nuk e di akoma këtë që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive 30 vjeçare ndërkohë që dënon një zyrtar të lartë për një arkë peshk në këmbim të një punësimi të pakryer, por për këtë mbase do flas pak më tej. Dallimin e qeverive e bëjnë vendimet që ato marrim, dhe punët që ato bëjnë dhe taksat që mbledhin. Kemi hyrë në këtë mandat të tretë më të fortë sepse 50 familje shqiptare janë sot më të forta,” u shpreh Rama.

 


Video