Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri ka hapur Kongresin e Partisë Socialiste, në pjesën e dytë të saj që po mbahet në Pallatin e Kongresve.
Gjiknuri e nisi fjalën e tij duke kujtuar rolin e rëndësishëm, që i ati i tij ka patur në këtë forcë politike. “Teksa kundërshtarët shkërmoqen”, Gjiknuri tha se Partia Socialiste del më e fortë nga debatet e saj të brëndshme, kjo pasi vlerëson debatin duke zgjedhur “lopatën që ndërton në vend të kazmës që shkatërron”.
Gjiknuri e vuri theksin te hapja e Partisë Socialiste që më shumë të rinj t’i bashkohen kësaj force politike.
"Na presin shumë të panjohur, por nën drejtimin e PS-së e ardhmja është më e sigurt. Ne socialistët dimë mirë se suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fakt por ajo që ka rëndësi është të shohim nga e ardhmja. Vullneti dhe kurajo për të ecur para.
Disa syresh tek shohin shkërmoqjen e kundërshtarëve, thonë si ka mundësi që PS ka dalë më e fortë dhe më e ripertëritshme? Është shumë e thjeshtë të nderuar cinikë dhe skeptikë, mjafton të kultivosh si bimët kulturën e debatit, dhe respektimin e ideve, është të preferosh lopatën që ndërton në vend të kazmës që shkatërron, dhe të kuptosh që fuqia e pushtetit, nxjerr në pah vlerat dhe dobësitë, këtu merr përgjigja dhe pse jemi më të votuarit
Vullnetare dje, patronazhistë sot. Të gjithë sot jemi jo vetëm zgjedhja e vetme por e vetmja zgjidhje e Shqipërisë. Ne kemi nevojë për një politikë njerëzore të cilën e ofron PS. Ne luftuan betejat tona dhe fituam beteja për Shqipërinë, duke u kthyer në burim besimi e garancie për zhvillim. Sot mund të identifikojmë nevojën për përfaqësimin ne çdo nivel pushteti. Demokratizmi i partisë është kusht kryesore për demokracinë e vendit. Ne do ta bëjmë partinë të hapur për këdo që dëshiron që të japë kontribut. Në zgjedhjet e ardhshme diktohet nevoja për rregulla të reja statutore. Kërkojnë hapësirë më të madhe për përfshirjen e sa më shumë strukturave dhe organizatave të reja për t’i përfshirë brenda nesh. Të urtësohesh, kur të tjerër bërtasin është në ADN e kësaj partie.
Sjellja e gjatë në pushtet sjell rrezikun e vetkënaqësisë. Po është koha që ne të riaktviziohemi në të gjitha strukturat e PS-së në Shqipëri. Vendimarrja e sotme i hap rrugë procesit të rinovimit në çdo degë të PS-së. Është struktura organizative që e bën PS-në një parti moderne, jo vetëm për të fituar zgjedhjet por për të qenë një parti inovatore. Kërkohet përfshirje, përfshirje në politik-bërje. Zhgënjimi i shumë njerëzve duhet të na bëjë edh enëve që të reflektojmë. Është e domosdoshme që të rinjtë të kuptojnë dhe të marrin në dorë të ardhmen e tyre. PS ka qenë gjithmonë e hapur. U them të rinjve popullojeni sa më shumë PS-në. duke qenë brenda keni mundësinë ta ndryshoni atë", tha Gjiknuri.