Pas rifillimit të seancës plenare, në sallën e parlamentit erdhi dhe kryeministri Rama për të mbajtur fjalën e tij mbi Bordin e Paqes dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në të.
Para se ta merrte fjalën, deputetët bënë disa pyetje nga vendi.
Gazmend Bardhi pyeti Niko Peleshin, pse Rama ndodhet sot këtu, kur në të njëjtën kohë liderët po firmosin marrëveshjen në Davos me presidentin Trump, ndër to dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Bardhi: Në përputhje me Kushtetutën, është bërë miratimi në parim i kësaj marrëveshjeje. Menjëherë me autorizim, ashtu siç e shpjeguam presidenti i republikës i vetmi që nënshkruar marrëveshje ka autorizuar kryeministrit të nënshkruajë marrëveshjen në fjalë. A e ka nënshkruar marrëveshjen kryeministrit? Kuvendi hynë në procedurë pasi kryeministri ka nënshkruar marrëveshjen. Në dokument nuk rezulton ta nënshkruajë marrëveshje Vjosa Osmani sot në Davos në prezencë të presidentit Trump. Pse kryeministri i Shqipërisë është sot këtu dhe jo në Davos? Pse lideri juaj global është sot në këtu dhe Vjosa Osmani firmosë në Davos?