Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në seancën plenare ku do të miratohet marrëveshja për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Krah tij qëndron e ulur zv.kryeministja Belinda Balluku ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca për pezullimin e saj nga detyra me urdhër të GJKKO-së.
Shqipëria, si shtet anëtar, do të përfaqësohet në këtë organizatë nga kryeministri Edi Rama, siç përcaktohet që në titullin e projektligjit, ndërsa mandati, siç parashikon karta do të zgjasë fillimisht tre vjet me mundësi rinovimi nga Kryetari Trump.
Mandat të kufizuar nuk do të kenë vetëm ato shtete që kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë brenda vitit të pare, e që falë pagesës do të kenë statusin e anëtarit të përhershëm.