Rama: Meta një kaçak si Haxhi Qamili, jo një komandant si Bajram Begaj

3 June 2022, 19:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Meta një kaçak si Haxhi Qamili, jo një komandant si
Rama, Haxhi Qamili dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama zyrtarizoi sot kandidaturën e gjeneralit Bajram Begaj për postin e Presidentit të ri të Republikës që do të votohet ditën e nesërme në Kuvend.

Gjatë deklaratës për gazetarët ai u pyet edhe për presidentin aktual Ilir Meta, ku tha se ky i fundit nuk është komandat por kaçak, njësoj si Haxhi Qamili. Kreu i qeverisë shtoi më tej se eksperienca ka treguar se presidentët që vijnë nga ushtarakët nuk na zhgënjejnë.

"Ilir Meta nuk është komandant, është kaçak. Këtu po flasim për komandant. Ky vend ka pasur edhe kaçak shumë të famshëm, ku Ilir Meta do ketë pjesën e vetë së bashku me Haxhi Qamilin. Të kthehemi tek tema se nuk na intereson zoti Meta. Kemi pasur një numër kandidaturash që kanë rezultuar të jenë në grupin e fundit, 6 kandidatura. Kemi renditur me shumë kujdes aspektet pozitive apo aspeketet që mund të krijojnë diskutime ose debat, për secilin, profilet. Kemi arritur në konkluzionet që Begaj të jetë Presidenti i ri. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, është një nga profilet më të larta të një shteti. Shefi i shtabit të përgjithshëm. Eksperienca na tregon, se Presidentët që vijnë nga ushtarakët, është Presidenti që do të mbahet mend shumë gjatë, që është Alfred Moisiu. Kur u zgjodh Moisiu, shumë buzë u rrudhën, ironi u bënë, por Alfred Moisiu tregoi se si është një President i republikës. Kini besim se nëse i besojmë përfaqësuesve të lartë Forcave të Armatosura, civile të jetës qytetare, ata nuk zhgënjejnë." tha Rama.

Nëse zgjidhet nesër si kreu i shtetit, Bajram Begaj do të bëhet president i tretë që vjen nga radhët e ushtrisë pas Alfred Moisiut dhe Bujar Nishanit.


Video