Sot zbulohet emri i Presidentit të ri, Rama iu heq celularët anëtarëve të Kryesisë  

3 June 2022, 18:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot zbulohet emri i Presidentit të ri, Rama iu heq celularët
Edi Rama duke hyre ne seline e PS

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri. Emri që do të miratohet në Kryesinë e PS-së do të dërgohet për votim në Kuvend. Për të mos dalë asnjë informacion për mediat mbi emrin e ri e kandidat për President, kryetari i PS-së, Edi Rama, iu ka kërkuar anëtarëve të kryesisë socialiste që në nisje të mbledhjes që të fikin celularët. Anëtarët e kryesisë i kanë dorëzuar celularët e tyre në sekretarinë e selisë rozë.

Nesër në orën 18:00 Parlamenti zhvillon raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit.

Pas dështimit të tre raundeve të para ku Presidenti zgjidhej me 84 vota, në raundin e katërt do të mjaftojnë 71 vota. Mandati i Presidentit aktual, Ilir Meta përfundon më 24 korrik.


Video