Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot në orën 17:00 për të diskutuar për zgjedhjen e presidenti të ri.
Kreu i PS dhe njëherësh kryeministër i vendit, Edi Rama ka mbërritur në selinë e partisë pak minuta para orës 17:00. Rama është fotografuar me një dosje në dorë, me shumë mundësi dosja me emrin e presidentit.
Emri që do të miratohet në Kryesi do të dërgohet për votim në Kuvend.
Nesër në orën 18:00 Parlamenti zhvillon raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit.
Ky do të jetë presidenti i 7-të në 32 vite pluralizëm politik për Shqipërinë. Mandati i Presidentit aktual, Ilir Meta përfundon më 24 korrik.