A do e votonte Majlinda Bregun për Presidente? Ja si përgjigjet Berisha

3 June 2022, 15:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do e votonte Majlinda Bregun për Presidente? Ja si përgjigjet
Sali Berisha

Një figurë e respektuar e Partisë Demokratike. Kështu e ka konsideruar Sali Berisha ish-ministren e Integrimit, Majlinda Breku teksa u pyet nga gazetarët për kandidaturën e mundshme të saj për Presidente.

Gjithsesi, Berisha e konsideroi një farsë procesin për zgjedhjen e Presidentit dhe nuk dha një përgjigje konkrete nëse do e votonte Bregun nëse ajo do të ishte kandidatura e PS-së për Presidente.

“Më pyet për PD, mos më pyet për farsën elektorale presidenciale. Ajo është figurë e respektuar e PD. Tani është në fushën e politikës dhe diplomacisë”, tha Berisha pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet në orën 17:00 ku do të zyrtarizojë kandidaturën për Presidentin e ri që do të votojë nesër në Kuvend.


Video