Lajmet i ditëve të fundit duket se i kanë "prishur" qetësinë kryetares së LSI-së e cila ka paralajmëruar, se kjo verë do të jetë përvëluese për disa.
Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi thekson se “vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 milionë euro”.
Postimi i Kryemadhit:
Konet e inceneratorëve marrin pagesa për të dalë nëpër banaqe dhe të heqin vëmendjen nga çështjet e vërteta që prekin shqiptarët, si çmimet e ushqimeve, shtrenjtimi i karburantit dhe kostos së jetesës. Apo nga cënimi i integritetit territorial dhe interesave kombëtare të Shqipërisë.
Ndërkohë, vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 milionë euro!!! Firmat e Ramës, Veliaj, Subashit, Agaçit, etj., janë aty, dhe vera për disa, ka për të qenë përvëluese..
Kujtojmë se pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir Metës dhe LSI në SHBA pa i deklaruar këto në organet përgjegjëse. Në media është publikuar një investigim i gjatë në lidhje me lobingjet e Metës për të blerë mbështetjen amerikane.
Ajo që e paska mërzitur Kryemadhin ishte deklarata e gazetarit Artan Hoxha, i ftuar në opinion për të komentuar rrëfimin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe rrëfimet që ai ka bërë në SPAK.
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se në një nga dëshmitë e tij Nuredin Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.