Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili u qëllua sot me tre plumba dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Rama shprehet i tronditur nga sulmi ndaj mikut të tij, teksa i uron shërim të shpejtë dhe “rikthim spektakolar”.
“Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i makthshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë. Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Fico u qëllua nga një poet 71-vjeçar, i cil tha se e kreu atentatin pasi “nuk ishe dakord me politikat e qeverisë së tij”.
Shocked from the terrible news of the heinous attack on the elected Prime Minister of Slovachia, a great survivor and dear friend to whom I wish a quick recovery and another spectacular comeback.
— Edi Rama (@ediramaal) May 15, 2024