Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës. Bëhet me dije se ai është paraqitur për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë, për vjedhjen e serverave në Partinë e Lirisë.
Pas daljes nga ambientetet e Prokurorisë, Meta dha një prononcim të shkurtër për gazetarët ku akuzoi kryeminstrin Rama se po tenton të kap vulën e Partisë së Lirisë edhe përmes prokurorëve të SPAK. Nga ana tjetër Meta denoncoi kushtet e Prokurorisë, sipas tij të mjerueshme, ku nuk punonte ashensori dhe u detyrua të zbres nga shkallët.
'Se kuptoj se ça bëni këtu. Gjithë Tirana është atje. Patjetër që është gjë e rëndësishme dhe prandaj është bërë dhe denoncimi. Kam qenë këtu në respekt të ligjeve dhe institucioneve që ta bëjnë këtë punë pa penguar që jam i bindur që nuk mund të ndodhi. Jam shokuar nga gjendja në Prokurorinë e Tiranës. Nuk kanë ku ti arkivojnë dosjet. Zbrita nga shkallët. Nuk punon ashensori. Duhet që deputetët të vijnë këtu.
Është Ramaforma, kujdeset për kushtet për 3-4 prokurorët te SPAK që i ka kapur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje. Do bëjmë thirrje e kanë lënë në gjendje të mjeruar. I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL-së është rezultat i treshes Rama-Agaçi-Dumani. PL ka 5 prioritet, qëllim madhor 4 ,milion shqiptar. Ai le të vazhdojë me filipinasit', tha Meta.
Përmes kallëzimit, kreu i Partisë së Lirisë, denoncoi një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë, të DVR-së (hard diskut) me pamje të kamerave të sigurisë, episod që siç shkruhet në kallëzim pretendohet të ketë ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40.
E çuditshmja në kallëzimin që shfaqet si vjedhje e një pajisje elektronike, është fakti se personat e paautorizuar, që sipas Metës, kanë arritur të futen gjatë natës në selinë e partisë, kanë vendosur një tjetër DVR të re.