Tensione në seancën e sotme të komisionit hetimor parlamentar për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS.
Debatika nisur për rendin e ditës, pasi në orën 17:00 ishte thirrur për të dëshmuar ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Ky i fundit nuk është paraqitur, ndërsa kryetari i komisionit, Ervin Salianji, u ka kujtuar socialistëve se mosparaqitja në mënyrë vullnetare mund të rezultojë në shoqërimin e tij me forcë.
“Nuk mund të vazhdojmë me rendin, kur është parashikuar të flasë Balla. Shkoni gjejeni dhe njoftoni. Ju a doni që të shoqërohet me forcë? Doni që ta sjellin me polici ministrin e Brendshëm? Qeshni, se ju mendoni se po je ministër je i paprekshëm”, tha ndër të tjera Salianji.
Pas rreth 40 minutash debate, anëtarët socialistë të komisionit kanë vendosur të braktisin mbledhjen.