Kryebashkiaku tregon me mburrje: Ishim 7 mijë vetë nga Shqipëria për takimin e Ramës me emigrantët…në sallën që merr 6 mijë vetë

15 Maj 2024, 12:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Maringlen Disha

Kur e pyetën kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi se sa qytetarë kishin udhëtuar me autobusë nga kjo bashki për takimin me Edi Ramën me emigrantët në Athinë, ai nisi të përpunojë pyetjen dhe ishte gati për të dhënë përgjigje

…kur një shoqërues i tij u hodh me mburrje se ishin plot dy mijë që kishin kaluar kufirin për të qenë në takimin e Ramës me emigrantët.

Përgjigja e shoqëruesit e vendosi në siklet Tërmetin Peçin, që dukshëm i hedh një vështrim pakënaqësie për ndërhyrjen.

Por, nëse Tërmet Peçin ‘e nxori zbuluar’ shoqëruesi, kryebashkiaku i Librazhdit nuk kishte nevojë për një të tillë.

Mariglen Disha u përgjigj me mburrje se ishin mbi 7 mijë ‘emigrantë të rremë’ të ardhur nga Shqipëria për të marrë pjesë në takimin e Edi Ramës me diasporën.

Sa për informacion, ‘Christmas Theater’ në stadiumin Galatsi të Athinës, ku Edi Rama mbajti takimin më 12 maj, ka një kapacitet deri në 6200 vende.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video