Video/ Rama hedh votën në kutinë e votimit: Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos dekurajojë qytetarët

14 May 2023, 10:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Rama hedh votën në kutinë e votimit: Uroj që situata
Edi Rama

Sot më 14 Maj, ka hedhur votën e tij në orën 10:50 Kryeministri i vendit Edi Rama në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit në Tiranë.

Në qendrën e votimit ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

“Besoj janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë, tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë që në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Shpresoj që të kthehen për të votuar në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë në gjithë Shqipërinë.”

 



Video