Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka përfunduar procesin e votimit në KZAZ nr 33 presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Gjatë deklaratës së tij për mediat, presidenti i ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë ndryshimin me anë të ushtrimit të së drejtës së votimit.
“Çdo shtetas i Republikës me të drejtë vote sot ka ditën që të mund të dëgjohet. Që vota e tij të dëgjohet fjala dhe pushteti i votës mund të bëje ndryshimin, Unë e kam thënë që këto votime nuk janë të partive, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha presidenti.
Presidenti votoi në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.