VENDORET 2023 - Nis zyrtarisht procesi i votimit, qytetarët thirren për të votuar 61 kryebashkiakët e rinj (Video)

14 May 2023, 07:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VENDORET 2023 - Nis zyrtarisht procesi i votimit, qytetarët thirren
Vendoret 2023

Më orën 7:00 ka nisur procesi i votimit.

Ende nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka ndonjë nga mbi 5200 qendra votimi që ka probleme.

Mbi 3 milionë e 650 mijë shqiptarë janë thirrur sot të votojnë në zgjedhjet e nënta vendore të historisë së Shqipërisë postkomuniste.

Pas bojkotit të zgjedhjeve të vitit 2019 nga opozita sot rikthehet gara për ‘fronet’ vendore, për drejtuesit e 61 bashkive të vendit, për të cilat konkurrojnë 144 kandidatë, përfshirë 2 të pavarur.

Ndërkohë që sot votohet edhe për 61 Këshillat bashkiakë, ku konkurrojnë 40 parti dhe koalicione.


Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të parlamenteve vendore, janë regjistruar rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur.

Pas 1 muaji fushatë, e karakterizuar përgjithësisht nga një fushatë e qetë dhe pa tensione dhe e mbyllur me arrestimin e një kandidati, thirren sot për të dhë verdiktin e tyre 3.650.550 shtetas shqiptarë që kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00.

 


Video