
Kandidati i Parisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës, Erion Isai është goditur mesnatën e mbrëmshme në fshatin Qinam. Mësohet se Isai ka qenë duke qarkulluar me mjetin e tij, kur është sulmuar fizikisht nga një simpatizant i koalicionit Berisha-Meta.
Ai është ndaluar në rrugë dhe më pas është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia që ka shoqëruar agresorin Esmerald Kacollin.
Burime nga policia e Kolonjës konfirmojnë se Isai ka dëme mbi hundë.
Mësohet se kandidati i PS po kthehej në shtëpinë e tij kur kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar.
Njëri prej simpatizantëve, konkretisht, Esmerald Kacolli që kishte bllokuar rrugën, i është afruar Isait dhe e ka goditur me grusht në fytyrë.