Beleri në burg/ Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhje në Himarë, dy autobusë me votues vijnë nga Greqia

14 May 2023, 10:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beleri në burg/ Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në
Votimet në Himarë

Në Himarë është shfaqur një inters i lartë i votuesve që në orët e para të hapjes së procesit të votimit. Bëhet me dije se procesi ka nisur në 36 qendra të Bashkisë së Himarës.

Problematika janë hasur në tre prej tyre, pasi nuk dinë të ndezin pajisjen. Po kështu ka pasur mungesë të operatorëve teknikë. Raportohet ndër të tjera se dy autobusë me votues kanë ardhur nga Greqia, për ditën e zgjedhjeve vendore.

Për Bashkinë Himarë garojnë Jorgo Goro nga PS dhe Fredi Beleri nga koalicioni "Bashkë Fitojmë". Fredi Beleri u vu në pranga mesnatën e të premtes, i akuzuar se është përfshirë në korrupsion zgjedhor.

Po ashtu gjykata vendosi të dërgojë dosjen e tij në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si prokuroria kompetente për hetimin e korrupsionit në zgjedhje.

Bashkë me Belerin në pranga edhe Pandeli Kokaveshi, si bashkëpunëtorë në tentativën e kandidatit për kryebashkiak për të blerë vota.


Video