
Në një takim me të rinjtë në Lushnje, Kryeministri Edi Rama i ftoi ata që jo vetëm të përfshihen e angazhohen më shumë në politikë, por edhe që në datën gjatë të zgjedhin kandidaten socialiste Eriselda Sefa.
“Është një vajzë e ardhur nga kjo tokë në një rrugëtim që e ka nisur shumë vite më parë dhe në të cilin ka hedhur hapat. Pa qenë vajza e dikujt me mbiemër të famshëm, por hap pas hapi. Një vajzë e kësaj zone, e cila në këtë pak kohë që ka pasur në dispozicion ka treguar që di t’i shërbejë këtij komuniteti”, tha Rama.
Kreu i PS-së tha se lushnjarët nuk duhet të zgjedhin as ‘bravën’ dhe as ‘varrenë’, duke nënkuptuar dy kandidatët e tjerë, Indrit Sefën të PD-së dhe Elton Banon të “Shtëpisë së Lirisë”.
“Në datën 6 ka një palë zgjedhje ku ka disa kandidatë. Unë nuk i njoh të tjerët. Por fakti që ka marrë përsipër të përfaqësojmë bravën dhe bishtin e varesë i skualifikon në sytë e mi dhe mendoj se duhet t’i skualifikojë në sytë e çdo qytetari, pavarësisht bindjeve”, tha ai.