PS vendos objektivin në Vorë: Më shumë vota se Basha e Berisha bashkë

1 March 2022, 19:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PS vendos objektivin në Vorë: Më shumë vota se Basha e

Partia Socialiste nuk e diskuton fitoren në Bashkinë e Vorës në zgjedhjet e së dielës, por ka një objektiv që i ka vendosur vetes.

“Blerimi të mos fitojë thjesht nga përçarja e Saliut dhe Lulit. Do të doja që Blerimi të fitojë më shumë vota sesa dy kandidatët e përçarësve, të marrë së bashku. Të dy përçarësit sikur t’i mbledhin të gjitha votat bashkë, Blerimi të marrë më shumë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri gjatë një takimi të organizuar në Vorë bashkë me kandidatin Blerim Shera.

Pse duhet arritur ky objektiv?

“Në mënyrë që Blerimi të ketë dinjitet, ti japim moral atje në zyrë. Të mos jetë aty si shkak i një “aksidenti”, por të jetë aty i votuar nga të gjithë qytetarët e Vorës. Jam i bindur se Blerimi do të fitojë jo vetëm dinjitet, por do të ketë edhe autoritetin moral për ta qeverisur si duhet këtë Bashki”, tha Gjiknuri.


Video