
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka refuzuar mandatin e socialistit Benet Becit si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.
Beqaj ka dorëzuar përgjigjie negative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke ia lënë vendin e tij një tjetër kolegu. Postin e Becit në Kuvend do ta marrë Frrok Gjini.
Benet Beci është zgjedhur nga Partia Socialiste që të garojë më 14 maj për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, ku do të përballet me demokratin dhe kryebashkiakun aktual, Bardh Spahia. Beqja ka vendosur që mes të dyjave të qëndrojë në krye të Agjencisë së Donacioneve duke menaxhuar fondet e BE-së.
Mësohet se pas një vendimi të tillë qëndron edhe fakti se Beqaj është nën hetim nga SPAK për tenderat e dhënë kur ishte ministër i Shëndetësisë.
Vlera e fondeve të huaja që do të administrohen nga Beqaj arrijnë në shifrën rekord e rreth 1 miliard euro në vit. Me emërimin e Beqajt në këtë post asokohe, opozita shqiptare reagoi duke thënë se Qeveria i “vari ujkut në qafë mëlçitë”.
Sipas Vendimit të qeverisë Agjencia në fjalë “në bashkëpunim me ministrinë e financave dhe komunitetin e donatorëve do të koordinojë të gjithë ndihmën e huaj që do të marrë qeveria shqiptare për programe dhe projekte zhvillimore.