"Zbatoni rekomandimet e ODIHR-it më 14 Maj, kandidatët ..."/ Ambasada amerikane zbardh detajet nga takimi Rama-Escobar

11 April 2023, 18:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Zbatoni rekomandimet e ODIHR-it më 14 Maj, kandidatët ..."/
Takimi Rama-Escobar

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas takimeve të të dërguarit të special të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Mësohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku Escobar ka kërkuar zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

Gjithashtu kanë diskutuar dhe mbi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës

"Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë. Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës." thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ditën e nesërme Escobar do të takojë në orën 10:00 Enkelejd Allibeajn dhe më pas do takojë në seli kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike, Karen Donfried.


Video