"Nigjojeni içik", Rama kërkon mendim nga ndjekësit: A ju pëlqen kjo këngë për fushatë?

11 April 2023, 14:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nigjojeni içik", Rama kërkon mendim nga ndjekësit: A
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, kërkoi mendim për këngën e fushatës së Partisë Socialiste.

“Paj Zotin, nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans. A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe për kong fushate? Apo snuk?”, shkruan Rama në videon ku dëgjohet kënga dhe shihet duke thirrur në zyrë stafin e kryeministrisë.

“Kurrë më pas, vetëm përpara”, do të jetë slogani i socialistëve në fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Pasdite në orën 17:00, Edi Rama do të mbledhë kryesinë në selinë e Partisë Socialiste.

Pas këtij takimi, kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve të tij dhe 61 kandidatëve për kryebashkiakë të mazhorancës, që të bashkohen në seli për të marshuar më pas drejt sheshit “Skënderbej”.


Video