“Kurrë më pas, vetëm përpara” pritet të jetë slogani i PS për zgjedhjet lokale të 14 majit. Megjithatë, ky slogan do të zyrtarizohet nesër në mbledhjen e kryesisë në orën 17.00. Ndërkohë nesër në orën 18.00 do të hapet fushata e PS në Tiranë.
Mësohet se në hapjen e fushatës do të jetë të gjithë kandidatët e PS për zgjedhjet e 14 majit. Hapja e fushatës do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Edi Rama pritet nga Tirana të japë mesazhin e tij të parë elektoral drejtuar socialistëve. Ata do të mbjellin 61 pemë në lulishten pranë Sheshit Skënderbej. Më pas kryesocialisti Edi Rama do të ketë një fjalim.
Kryesia Socialiste javën e shkuar miratoi strategjinë e fushatës. Socialistët nuk do ta nisin fushatën me mitingje të formatit të madh. Çdo takimi elektoral do t’i paraprijë mbjellja e pemëve.