Zgjedhjet e 14 majit, zbulohet data se kur do të çelet zyrtarisht fushata e koalicionit Berisha-Meta

10 April 2023, 16:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet e 14 majit, zbulohet data se kur do të çelet zyrtarisht
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Është zbuluar data se kur do të çelet zyrtarisht fushata zgjedhore e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mësohet se në datën 15 prill, në orën 12:00 në stadiumin “Air Albania” do të hapet zyrtarisht fushata, ku pritet dhe prezantimi zyrtar i kandidatit Belind Këlliçi për Bashkinë e Tiranës. “Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është slogani i këtij koalicioni. 

Kujtojmë se koalicioni Bashkë Fitojmë përbëhet nga Partia e Lirisë, grupi i deputetëve të Berishës, PDK dhe PBDNJ.

Zgjedhjet e 14 majit, zbulohet data se kur do të çelet zyrtarisht


Video