PS mbledh të dielën Asamblenë Kombëtare: Çfarë pritet të ndodhë

6 February 2024, 13:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS mbledh të dielën Asamblenë Kombëtare: Çfarë
Edi Rama gjate nje mbledhjeje te Asamblese se PS

Partia Socialiste do të mbledhë të dielën në orën 10 e 30 Asamblenë Kombëtare.

Në fokus të mbledhjes do të jenë zgjedhjet e nisura në bazën socialiste.

Ndërkohë përveç çështjeve partiake, kryesocialisti Edi Rama pritet të ndalet të ndalet edhe në çështje të tjera.

Nuk përjashtohet që nga Asambleja, kryeministri Edi Rama të japë një përgjigje edhe për akuzat e Arben Ahmetajt.

"Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!

Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e diel (11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi "Xibraku" do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara", është mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi për anëtarët e Asamblesë.


Video