VIDEO/ Braçe ironizon Bardhin: Kazi e do Salihun me shumë se sa Allegri donte Agnellin!

6 February 2024, 12:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Braçe ironizon Bardhin: Kazi e do Salihun me shumë se sa
Foto: Gazment Bardhi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, duke publikuar një video nga tensioni në seancën plenare të një dite më parë, ironizon deputetët e opozitës dhe veçanërisht, Gazment Bardhin.

Socialisti ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku duket Bardhi, që hyn në sallë, hedh pallton me furi dhe i drejtohet mazhorancës qeverisëse.

Skenën, Braçe e krahason me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, që bën të njëjtat veprime kur ndeshja nuk shkon në favor të skuadrës së tij.

“Ka ardh Allegri në Parlament. Është masku Kaz Bardhi! E hedh pallton po njësoj, klith ndaj lojtarëve po njësoj; I vetmi ndryshim është që Kazi e do Salihun me shumë se sa Allegri donte Agnellin”, shkruan deputeti socialist.


Video