PS fiton në Shkodër edhe me Këshillin Bashkiak, PSD një mandat më pak se “Bashkë Fitojmë”

16 May 2023, 22:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS fiton në Shkodër edhe me Këshillin Bashkiak, PSD një
Benet Beci me stafin e tij

Ka përfunduar numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në Shkodër. Edhe këtu kryeson Partia Socialiste.

PS ka numëruar 31.80% të votave që përkthehen në 18 mandate.

Pas tyre renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 13 mandate. Një mandat më pak se këta të fundit ka marrë Partia Socialdemokrate.

Partia Demokratike ka grumbulluar 10.04% të votave që përkthehet në 5 mandate.

Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Aleanca Liberale e Djathtë ka marrë 1 mandat.

PS fiton në Shkodër edhe me Këshillin Bashkiak, PSD një


Video