15 deputetë të Partisë Demokratike kanë kërkuar verifikimin me urgjence të kandidatit të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, i cili fitoi zgjedhjet me një rezultat të thellë më 14 Maj përballë dy kandidatëve të tjerë.
Kristian Shkreli në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.
Ndërsa në vitin 2023, ai ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.
Shkresa ku kërkohet verifikim mban datën 25 Prill, teksa ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, nga Prokuroria e Përgjithshme.
Mësohet se Drejtoria e Dekriminalizimit, ka nisur verifikimin e Kristian Shkrelit. Për mosdeklarimin e dëbimit në vitin 2021 praktika i është përcjellë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprën penale të falsifikimit të formularëve parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.
Kujtojmë se Shkreli është shpallur fitues në zgjedhjet lokale të dy ditëve më parë me 8359 të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Zef Hila ka marrë 5741 vota, ndërsa kandidatja e PD, Klomentina Drini mori vetëm 887 vota.
