Forca të shumta të policisë tashmë janë dislokuar pranë kryeministrisë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës që pritet të nisë në orën 20:00 para kryeministrisë.
Vihet re një prani e madhe e makinave të policisë të vendosura në krah të kryeministrisë, ndërkohë që prapa godinës janë forcat e shumta të policisë që po bëhen gati.
Mbi 1000 efektivë janë përgatitur për çdo skenar të mundshëm gjatë protestës.
Më sloganin “Të bashkuar në betejë, opozita në aksion”, PD dhe aleatët e saj do të zbresin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 20:00 për të mbajtur protestën e thirrur nga opozita e bashkuar.
Ky tubim vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i la logon e PD ish-kryeministrit Sali Berisha. Qëllimi i kësaj proteste të opozitës është krijimi i një qeverie teknike, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.